McGregor paralajmëron Usman

Boksi

McGregor paralajmëron Usman

Më: 27 prill 2021 Në ora: 11:27
McGregor paralajmëron Usman

Conor McGregor ka ndjekur me interes eventin UFC-261 në artet marciale mikse që është zhvilluar fundjavën e kaluar në Florida.

Ai ka mbetur i kënaqur nga fakti që publiku është rikthyer në stadium, që sipas tij e ka karikuar edhe më shumë. Irlandezi do të duelojë më 10 korrik ndaj Dustin Poirier (pesha e lehtë, 66-70kg), por ai ka lëshuar që tani sfidën për kampionin e botës të peshës “welter” (pesha 71-77kg) Kamaru Usman.

Usman fitoi ditën e diel me “KO” ndaj Jorge Masvidal në eventin UFC-261, duke mbrojtur titullin e peshës “welter”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, McGregor thumbon nigerianin: “Usman po kopjon goditjet e mia tani.

Në një moment do të më duhet të luftoj me këtë djalë. Unë kështu mendoj. Nuk mund të kopjojë fjalët e goditjet e mua pa e nuhatur më parë këtë. Më pëlqen pesha “welter”, do të jetë së shpejti e imja”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat