Diaz: Kjo është vetëm sfida e parë

Boksi

Diaz: Kjo është vetëm sfida e parë

Më: 30 prill 2021 Në ora: 13:06
Diaz: Kjo është vetëm sfida e parë

Nate Diaz, një nga luftëtarët ikonë të arteve marciale mikse, do të rikthehet në kafaz më datën 15 maj, në eventin UFC-262, ku do të përballet me britanikun Leon Edwards.

Ky i fundit ka 9 duele pa u mundur dhe është në formë të mirë, fakt ky që nuk e tremb një kampion si Nate Diaz, gati për duel.

“Kjo është vetëm sfida e parë e një rikthimi në kafaz si protagonist, ashtu sikurse kam qenë gjithnjë”, u shpreh Nate Diaz, që ka humbur 2 nga 3 duelet e fundit në kafaz. Amerikani nuk duelon që prej nëntorit 2019, një kohë e gjatë larg kafazit.

“Kjo do të thotë që do të argëtohem më shumë ndaj Edwards në kafaz. 5 raunde janë shumë dhe do t’i jap një ndëshkim të mirë. Kështu do të nis një rrugëtim për të shkuar te titulli kampion”, tha Diaz, 20 fitore e 12 humbje në kafaz.

Dueli mes Diaz dhe Edwards është i vlefshëm për peshwn “welter” (pesha 71-77kg) dhe  jo për titullin kampion të këtij Divizioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat