​Bajoku e Pireva shënojnë fitore në çerekfinale të Kampionatit Ballkanik të boksit

Boksi

​Bajoku e Pireva shënojnë fitore në çerekfinale të Kampionatit Ballkanik të boksit

Më: 6 maj 2021 Në ora: 23:32
Shpëtim Bajoku dhe Besart Prieva

Dy boksierët Shpëtim Bajoku dhe Besart Prieva kanë kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik, pasi që të dy shënuan fitore në çerekfinale, në kategoritë e tyre përkatëse.

Bajoku, i cili bokson në kategorinë 64 kilogramë, arriti që në çerekfinale ta mposhtë boksierin kroat Filip Poturoviq, pasi që në të tre raundet u tregua bindshëm më i mirë, përcjell KosovaPress. Bajoku siguroi medalje në kategorinë e tij, dhe përballjen tjetër e ka më 8 maj, përcjell KosovaPress.

Në anën tjetër, boksieri Besart Pireva në kategorinë 81 kilogramë, kishte kundërshtar shqiptarin Arjan Kajoshi, i cili njëkohësisht është njëri prej boksierëve më të mirë të Shqipërisë. Gjatë tre raundeve, Pireva ishte më dominues se Kajoshi, dhe me rezultat unanim i jepet fitorja boksierit kosovar.

Po ashtu edhe Pireva siguroi medalje sot, ndërsa meçin e radhës do ta zhvilloj me datën 8 maj, siç njofton Federata e Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat