Aziz Salihu është i kënaqur për tri arsye, vetëm një gjë e quan marre!

Boksi

Aziz Salihu është i kënaqur për tri arsye, vetëm një gjë e quan marre!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 maj 2021 Në ora: 14:53
Aziz Salihu është i kënaqur për tri arsye, vetëm një gjë e quan marre!

Sportisti i Shekullit Aziz Salihu është i kënaqur për tri arsye me turneun që e organizoi dje në ambient të hapur, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë. 

Ai tha se për tri arsye është i kënaqur me turneun dhe vetëm një gjë e quajti marre.

E para, ka kohë që nuk ka pa turne më të mirë. 

Image

E dyta, e falënderon shumë policinë e Kosovës, që i dha leje për të organizuar turneun.

E treta, mirënjohës Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe të Sportit të Kosovës që e ndihmoi, si dhe gjyqtari Latif Demolli, që i referoi   
“Turneu ‘Zizi Olimpik’ vërtetë me ka kënaqur.

Unë si Aziz, si gjithherë kam mbajt turneu ashtu si duhet. 

Problemin më të madh e kisha se nuk po arrijnë boksierët, por kur i pashë që erdhën nga krejt klubet e Kosovës, shkova në polici dhe e paralajmërova. 

E mbajta meçin, u kënaqa. U pa se çfarë brumi kemi, se çfarë boksierë të talentuar, moti nuk kemi pas kësi turne të fortë. 

Jam i kënaqur me policinë e Kosovës, që me ka nderuar shumë. Kosova nuk ka pa diçka që moti. Dëshiroj që sa më shpejt të mbajë një turne dhe për rreth një muaj mund  të organizohem. Isha në Llap dhe shikova që të organizojë turneun ‘Zahir Pajaziti’. U pashë me disa komandantë, bisedova  për mënyrën si me mbajt në Batllavë.

Duhet t’i nderojmë njerëzit që kanë bërë më së shumti dhe mos t’i heqin nga federata”, tha Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

 Ai tha se është marre që disa boksierë që janë të federatës, nuk morën pjesë në “Zizi Olimpik”.

“Nuk me kanë ardhur disa boksierë që janë në federatë, kjo është marre. 

Kur u kanë turne ‘Lah Nimani’, e kanë mbajtur mirë. Kryetari i federatës duhet t’i sjellë njerëz e merituar në federatë sepse shumë shpejtë kemi me shkuar në Olimpiadë dhe në Kampionatin Botëror, dhe me trajner të vlefshëm mundemi me shkuar shumë përpara”, tha Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat