Fury bën premtimin e madh

Boksi

Fury bën premtimin e madh

Më: 25 maj 2021 Në ora: 11:52
Fury bën premtimin e madh

Fury bën premtimin e madh: Kjo sfidë do të ndodhë brenda vitit!

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, ka garantuar të gjithë se brenda këtij viti do të zhvillojë duelin ndaj Anthony Joshua.

Kjo sfidë mes dy boksierëve britanikë u planifikua për më 14 gusht, por u anullua pas urdhërit të një gjykate amerikane, që vendosi që Fury të duelojë ndaj Deontay Wilder.

“Ju premtoj me 100% se dueli Joshua vs Fury do të zhvillohet këtë vit.

Fillimisht do të shkoj t’i tregoj vendin këtij cope mishi, Deontay Wilder, do ta hedh sërish në tapet dhe më pas do të përfundoj atë që nisa me Joshua.

Ai të mos shqetësohet, se do të më ketë përballë para se ky vit të përfundojë dhe do t’ia rrëmbej titujt”, u shpreh Tyson Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat