Provokon

Boksi

Provokon

Më: 26 maj 2021 Në ora: 12:34
Provokon

Boksieri britanik Tyson Fury i ka dërguar sot një mesazh rivalit të tij në duelin e 24 korrikut, amerikanit Deontay Wilder, duke e quajtur një “qumështor”.

Dy boksierët do të duelojnë për të tretën herë mes tyre në “Allegiant Stadium” në Las Vegas, për titullin kampion bote të peshës së rëndë që mbahet nga Fury.

Një duel që pritet të zhvillohet në prani të 65 mijë shikuesve.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Fury tha: “Deontay nuk është gjë tjetër veçse një qumështor, i mbushur brenda me krem dhe akullore”.

Broksieri britanik ia rrëmbeu titullin kampion Wilder në shkurt të 2020-ës dhe që nga ajo ditë dy boksierët nuk kanë dueluar më.

Një gjykatë amerikane urdhëroi që dy boksierët të përballen sërish mes tyre, duke prishur planet e Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat