Hakmarrje

Boksi

Hakmarrje

Më: 27 maj 2021 Në ora: 11:00
Hakmarrje

Tashmë gjithçka është gati për duelin e tretë mes boksierëve Tyson Fury dhe Deontay Wilder, sfidë e vlefshme për titullin kampion bote në peshën e rëndë, kategoria WBC. Pas Fury edhe Wilder ka firmosur kontratën.

Sfida do të zhvillohet më 24 korrik në Las Vegas, në “Allegiant Stadium”, në prani të 65 mijë shikuesve.

Mësohet se nga kjo sfidë e tretë Fury do të arkëtojë 60% të të ardhurave, ndërsa Wilder 40%. Pasi ka firmosur kontratën, Wilder ka lëshuar një deklaratë të shkurtër në rrjetet sociale: “Hakmarrja është e paçmuar”, duke lënën të nënkuptosh se ai duelon për fitore dhe për t’i rrëmbyer titullin kampion Fury.

Në sfidën e parë, Wilder r Fury u ndanë në barazim, ndërsa në përballjen e dytë fitoi Fury, duke marrë titullin kampion bote, që e mbante Wilder. Për amerikanin ajo është humbja e parë (42 fitore, 1 barazim, 1 humbje), ndërsa britaniku është ende i pamposhtur në karrierën e tij (30 fitore, 1 barazim).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat