Lexiussion kundërshtare e boksieres së Kosovës

Boksi

Lexiussion kundërshtare e boksieres së Kosovës

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 14:56
Lexiussion kundërshtare e boksieres së Kosovës

Donjeta Sadiku kërkon fitore me çdo kusht ndaj boksieres nga Suedia, Agnesa Lexiussion. Është një sfidë mjaft e vështirë por Donjeta beson e shpreson në fitore. 

“Donjeta, pas përgatitjeve në Sofje të Bullgarisë, sonte udhëton në Paris të Francës, në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që mbahen prej 4 – 8 qershor.

Donjeta me 4 qershor ndeshet me boksieren nga Suedia Agnesa Lexiussion.Selektori Besim Brahimi beson dhe shpreson se Donjeta është në formë të mirë dhe pa problem do ta kalojë pengesën e parë kundër boksieres suedeze.

Boksierja Sadiku do ti ketë dy meçe dhe i nevojiten dy fitore për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Tokio 2020”, njofton Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat