Dy duele për titull

Boksi

Dy duele për titull

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 11:30
Dy duele për titull

Më 12 qershor, në Arizona (Amerikë) do të zhvillohet eventi UFC-263 në artet marciale mikse. Një event që pritet me interes, jo vetëm se do të zhvillohen dy duele për titull por edhe sepse në kafaz do të rikthehet pas një kohe të gjatë Nate Diaz.

Diaz do të duelojë ndaj britanikut Leon Edwards, një sfië që pritet me interes. Kjo përballje duhej të ishte zhvilluar në maj, por amerikani u dëmtua dhe sfida u shty me një muaj.

Mjaft interesante edhe dy duelet për titull. Në peshën e mesme, kampioni i botës i këtij Divizioni, Israel Adesanya, do të mbrojë titullin ndaj italiani Marvin Vettori. Dueli tjetër për titull është ai mes kampionit të peshës “flyweight” (pesha 53-57kg), brazilianit Deiveson Figueriedo dhe meksikanit Brando Moreno.

Në total, në këtë event do të zhvillohen 14 duele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat