Në prag të meçit të madh

Boksi

Në prag të meçit të madh

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:27
Në prag të meçit të madh

Në prag të meçit të 24 korrikut ndaj amerikanit Deontay Wilder, boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC), i ka dërguar një mesazh rivalit të tij.

Fury, i pamposhtur në ring (30 fitore, 1 barazim), u shpreh se ai është “boss” i peshës së rëndë, duke thënë se është i vetmi që nuk njeh humbje në ring.

“Unë jam shefi dhe nuk ka asnjë diskutim për këtë gjë. Ua kam treguar këtë gjë gjithnjë dhe do ta tregoj edhe në sfidën e radhës ndaj Wilder. Më pas e ka radhën Joshua. Më prit se muhabeti ynë vetëm sa është shtyrë”, u shpreh Tyson Fury.

Fury kishte një marrëveshje për të dueluar me Joshua, por gjithçka u përmbys pas vendimit të një gjykate në Amerikë, që urdhëroi triologjinë mes tij dhe Wilder. Sipas “Ring Magazine”, boksieri Tyson Fury renditet në krye të peshës së rëndë, duke lënë pas Joshua e Wilder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat