Konfirmon duelin

Boksi

Konfirmon duelin

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 11:55
Konfirmon duelin

Presidenti i UFC-së Dana White, ka konfirmuar se po planifikon duelin e peshës “welter” (pesha 71-77kg) mes amerikanit Jorge Masvidal dhe britanikut Leon Edwards.

Ky i fundit mposhti Nate Diaz fundjavën e kaluar dhe po kalon një moment të mirë në kafaz (9 fitore dhe 1 duel pa rezultat në sfidat e fundit).

Sipas numri 1 të arteve marciale mikse kjo përballje nuk do të jetë për titullin kampion të këtij Divizioni, që mbahet nga Kamaru Usman.

Gjithsesi, Masvidal pritet të mbrojë në këtë përballje trofeun “BMF” (baddest motherfuc*er), që e ka fituar kur mposhti dy vite më parë Nate Diaz në kafaz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat