Provokon

Boksi

Provokon

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 11:59
Provokon

Pas zhvillimit të takimit të parë “ballë për ballë” mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder, në prag të sfidës që do të zhvillojnë më 24 korrik në Las Vegas, boksieri britanik ka folur për mediat. Fury, që mban titullin kampion bote të kategorisë WBC në peshën e rëndë, u shpreh i sigurt për fitoren.

“Herën e fundit që dueluam së bashku hoqa dorë nga plani që kisha përgatitur për sfidën me Wilder.

Të njëjtën gjë do të bëj edhe këtë herë. Wilder është një “poni” i vogël. Edhe këtë herë do ta shtrij përtokë me gjithë forcën time”, tha Fury, i pamposhtur në karrierën e tij.

“Ju garantoj se edhe këtë herë Wilder nuk do të shkojë më shumë se raundi i shtatë. Më parë, kam patur 5-6 mjavë për t’u përgatitur, këtë herë kam patur në dispozicion 18 muaj. Do të shtoj pak në peshë, pasi këtë herë synoj një KO të fortë ndaj Wilder. Më vjen keq për të, pasi ai nuk është gati dhe është i dëmtuar psikologjikisht, ndaj këtë herë do të dëmtohet më shumë”, tha Fury.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat