Zizi të duam!!!

Boksi

Zizi të duam!!!

Nga: Agim Vuniqi Më: 14 korrik 2021 Në ora: 17:09
Zizi të duam!!!

Opinion/ Aziz Salihu është hero i epokës së sportit të Kosovës. Supermanin e boksit të Kosovës, nuk arritën ta shtrinin sportistët me të fuqishëm të planetit. 

Aziz Salihu, një emër i njohur në sportin e Kosovës, më i njohuri, është dalluar për shkathtësitë luftarake, tekniken kulminante të goditjeve direkte në seri, pastaj aperkatet në trup, varësisht prej kundërshtarëve, përmbi 500 meçe në ring, shumë medalje të fituara, më e dashura medalja e bronzit në Olimpiadën e organizuar në Los Angeles, në SHBA, ky është bilanci i një sportisti brilant. 

Boksi konsiderohej sport i burrave, ku masin fuqinë më të mirët, sidomos ata në kategorinë super të rëndë, në të cilën pjesëmarrësit dallohen jo vetëm për peshën mbi 91 kg, por edhe për goditjet e rënda rrënuese, që gjatë luftërave të ashpra në ring ndodhte, jo rrallë, që boksierët të shtrihen në podium, që në gjuhen e boksit quhet "knockout". 

Azizi kishte krijuar emër në Svetozarevë. Në meçin e parë të tij në Prishtine kishte përballë knockoutuesin Xhevdet Peci, ky ishte dueli i parë që përcolla në mes të dy boksierëve të talentuar shqiptarë, viganë, më vonë Azizi iu bashkangjit Klubit të Boksit Prishtina, ku arriti sukseset më të mëdha në karrierën e tij sportive. Meçi edhe pse përfundojë baraz. Ishte një momentum kur simpatizuesit pranuan herojin sportiv më shumë dashamirësi dhe ovacione.

Më vonë fitoret u rreshtuan nën drejtimin e Lah Nimanit dhe Bruno Hrastinskit. Në një rreth me mentalitet konzervativ, modestia e Azizit nuk çmohet, as karakteristikat e një showmani mbreslenës sipas standardeve amerikane. Ai është i pari që organizoi dhe shfaqi festivale ahengu dhe sporti nën qiellin e hapur, duke rikujtuar dhe falënderuar SHBA, NATO-n, Erdoganin, Adem Jasharin për kontributin që dhanë në çlirimin e Kosovës. 

Sipas kutit kosovar Azizi është armik i vetvetes, sepse flet pa dro dhe haptas kritikon devijimet shoqërore pa hezitim. 

Ai njihet edhe si njeri nder kontribuesit me te mëdhenj të zbutjes së dhimbjeve të debuarëve, duke i ndihmuar materialisht dhe duke iu ofruar strehim gjatë luftës, ai ishte veteran i çlirimit të Kosovës. Rruga e tij e vështirë jetësore, e ka lënë atë dhe familjen e tij pa strehë, pa punë dhe pa të ardhura. Ne mediat kosovare ka shumë keqkuptime, sepse Azizi është profesionalisht më i ngrituri në Kosovë, fal grushtave te tij si shputa e luanit, bëri emër dhe u respektua ane e mbanë rruzullit. 

Aziz Salihu me profesion nuk është shkrimtar, por me grushtat e tij shënoi epokën e re të Kosovës, ai rrezoi boksierët më me renome të planetit tokë, duke krijuar famë dhe duke ngritur emrin e sportistit kosovar deri në zenit. Ai nuk është shkrimtar, por shkruajti i pari dhe i vetmi historinë e lëvizjes Olimpike në Kosovë me shkronja te bronzit, ashtu siç ishte medalja e tij e fituar me 1984 në Los Angeles. 
Zizi të duam, sepse ti na deshe ne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat