Fury ndihet tepër i trishtuar

Boksi

Fury ndihet tepër i trishtuar

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 14:22
Fury ndihet tepër i trishtuar

Boksieri britanik Tyson Fury ndihet tepër i trishtuar nga infektimi me koronavirus dhe shtyrja e duelit të 24 korrikut me Deontay Wilder.

Lajmin e konfirmoi menaxheri i Fury, Frank Warren, që shtoi se britaniku tani ndjen më shumë presion.

“Fola me Tyson, është shumë i mërzitur, pesimit dhe i zhgënjyer. Mezi e priste këtë sfidë, ndërsa tani i duhet të presë edhe 3 muaj të tjerë e të rinisë përgatitjet nga e para. Ky ishte një lajm që nuk e prisnim”, tha Warren.

Ai shtoi se me shumë gjasa Fury është infektuar nga ndonjë anëtar i stafit, pasi disa të tillë kanë dalë pozitiv me Covid-19. “Tyson është shumë i kujdesshëm, ndaj dhe e ndjen shumë këtë shtyrje. Kjo do ta penalizojë shumë”, tha Warren.

“Tyson e kupton mirë se tani Wilder do të jetë më i inatosur dhe e pret një duel më i fortë. Tani po bisedojmë me stafin e Wilder për një datë të re. Sfida do të zhvillohet në tetor, por ende s’kemi një datë zyrtare”, tha Frank Warren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat