Marku e paralajmëron kështu kundërshtarin

Boksi

Marku e paralajmëron kështu kundërshtarin

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 13:16
Marku e paralajmëron kështu kundërshtarin

Boksieri shqiptar, Florian Marku do të përballet me Maxim Prodan për titullin IBF, shkruan Insporti. Kur kanë mbetur edhe 5 javë deri tek dita e meçit, më saktë deri te 25 shtatori, Marku ka zgjedhur rrjetin social, Facebook për ta paralajmëruar kundërshtarin.

 “Edhe 5 javë kanë mbetur për ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në boks.

“Në këtë ndeshje do të luftohet për titullin ndërkombëtar IBF, ku përballë do të kem Maxim Prodan, i cili ka deklaruar që do e fitojë lehtë kundra meje.

Kur të më ketë përballë ka për të ndryshuar mendim. Mezi po e pres këtë ndeshje për t’i treguar kundërshtarit tim që jam në nivele më të larta se ai”– shkroi Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat