Florian Marku para meçit të madh

Boksi

Florian Marku para meçit të madh

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 13:56
Florian Marku para meçit të madh

Bokseri shqiptar, Florian Marku i njohur si “Albanian King” do të përballet me ukrainasin, Maxim Prodan të shtunën më 25 Shtator 2021 në Stadiumin ‘Tottenham Hotspur’ në Londër për titullin ndërkombëtar IBF në peshën e mesme.

Florian Marku do të ngjitet në ring me një rekord të jashtëzakonshëm prej 8 fitoresh dhe 1 barazimi, me 6 prej fitoreve që kanë ardhur me nokaut.

Ndërkohë kundërshtari i tij, Maxim Prodan ka 19 meçe, 18 fitore, një barazim dhe asnjë humbje, me 15 prej fitoreve që kanë ardhur me nokaut, shkruan GazetaBlic Sport. Pesë ballafaqimet e fundit të Markut janë zhvilluar për një periudhë 2 vjeçare, që do të thotë se ai ka luftuar mesatarisht çdo 4 muaj e 26 ditë. Në ato luftime, ai zhvilloi në përgjithësi gjithsej 29 raunde, që do të thotë se ato kanë zgjatur mesatarisht 5.8 raunde.

Boksierët pritet të dalin në ring rreth orës 20:00 pasdite në stadiumin Tottenham Hotspur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat