Ambasada e SHBA në Tiranë uron Florian Markun

Boksi

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Florian Markun

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 14:53
Ambasada e SHBA në Tiranë uron Florian Markun

Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar boksierin shqiptar Florian Marku për fitoren ndaj kundërshtarit ukrainas Maksim Prodan të shtunën në mbrëmje.

“Mbreti” shqiptar, arriti të triumfonte me pikë, pas 10 raundesh, duke i rrëmbyer kundërshtarit edhe titullun e kampionit të botës në IBF.

“Urime Florian Markut, Kampionit Shqiptar për peshat e lehta të Federatës Ndërkombëtare të Boksit! Ne në Ambasadën Amerikane dërgojmë urimet më të mira për kampionin e parë botëror shqiptar!

Urime kampion”,- shkruan ambasada amerikane në Tiranë në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat