E pa të shtrirë pas një nokauti brutal, e fejuara e Wilder shpërthen në lot

Boksi

E pa të shtrirë pas një nokauti brutal, e fejuara e Wilder shpërthen në lot

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 10:47
Deontay Wilder dhe Tyson Fury

Është zhvilluar një meç i jashtëzakonshëm i boksit në trilogjinë mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury. Boksieri britanik ka arritur të fitojë teksa ka mposhtur me nokaut në raundin e 11-të amerikanin Fury.

Ishte një meç i jashtëzakonshëm ku kishte katër KO, dy për Fury dhe dy të tjerë për Wilder.

Por në nokautin e fundit në raundin e 11-të, boksieri amerikan Deontay Wilder nuk mund të ngritej më, pasi ishte një goditje brutale nga Fury.

Por duke parë partnerin e tij në gjendje të rndë, e fejuara e Wilder, Telli Swift nuk mund t’i mbante lotët.

Ylli i shfaqjes televizive Wags Atlanta që ka një fëmijë me ‘Bombarduesin e Brzontë’, shpërtheu në lot.

Pamjet e Swift duke qarë janë bërë virale në rrjetet sociale, teksa bukuroshja amerikane nuk gëzon shumë simpati nga tifozët e boksit për shkak të disa deklaratave. 

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat