Wilderi e ndryshon mendjen

Boksi

Wilderi e ndryshon mendjen

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 13:17
Wilderi e ndryshon mendjen

Deontay Wilderi e respekton Tyson Furyn dhe është i gatshëm ta përqafojë fortë atë nëse takohet përsëri me të, sipas menaxherit të tij Shelly Finkel.

Fury e mbrojti titullin e botës ËBC në kategorinë e rëndë me një paraqitje mahnitëse, duke e nokautuar Wilderin në rundin e 11-të në një luftë të paparë.

Por kampioni i botës nga Britania e Madhe e akuzoi Wilderin se nuk deshi ta përshëndesë e as ta nderojë atë kur Fury kishte shkuar për ta përshëndetur pas luftës.

“Unë jam sportist. Unë shkova për t’ia shprehur dashurinë dhe nderimin dhe ai nuk ma ktheu. Por ky është problemi i tij. Unë i thashë atij ‘të lumtë’. Por ai ma ktheu ‘nuk dua të të nderoj as të të respektoj’. ‘Nuk ka problem’ i thashë unë”, kishte thënë Fury pas meçit.

Megjithatë, menaxheri i Wilderit Shelly Finkel beson se boksieri amerikan nuk ishte me mendje të shëndoshë menjëherë pas luftës dhe se tani do të sillej plotësisht ndryshe ndaj Furyt.

“Unë fola me të për këtë dhe ai e respekton Furyn”, tha Finkel për The Sun.

“Mendoj se ai nuk ishte aty me mendje. Mendoj se, nëse Wilderi do ta takonte Furyn tani, ai do ta përqafonte fort atë”, shtoi ai.

Kjo ishte fitorja e dytë e Furyt ndaj Wilderit që e vulos mbizotërimin e britanikut ndaj amerikanit.

31-vjeçari po ashtu vijon të jetë i pamposhtur si profesionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat