Haxhi Krasniqi befason të gjithë, ky është vendimi

Boksi

Haxhi Krasniqi befason të gjithë, ky është vendimi

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 19:34
Haxhi Krasniqi befason të gjithë, ky është vendimi

Haxhi Krasiniqi nuk ia doli pak ditë më parë që të ruante brezin e kampionit të IBO, pasi u mund nga Dominik Bosel në duelin për të mbrojtur brezin.

Një duel për të cilin Krasniqi deklaroi menjëherë se e kishin vjedhur me vendime të dyshimta të gjyqtarëve që i kishin dhënë suksesin kundërshtarit. 

Tani, ai do të ketë 1 milion  euro në dispozicion për të vërtetuar këto akuza.

Krasniqi deklaroi menjëherë pas humbjes me pikë në këtë duel se do të ndërmerrte rrugë ligjore dhe sponsori i tij, Burim Hazrolli, ka vendosur që ta ndihmojë.

Ai i ka bërë gati një çek prej 1 milion eurosh me të cilin Krasniqi do të përballojë shpenzimet e duhura ligjore në rrugë kombëtare e ndërkombëtare.

“Një vendim i tillë i padrejtë dhe josportiv nuk mund të jetë në fuqi.

Ndaj do të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur te vendimi i duhur”, tha sponsori i cili i ka dorëzuar Krasniqit këtë shumë parash, me procedurat ligjore që kanë nisur menjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat