Rrustem Konjuhi: Jam largu kur e kam vërejt se nuk është kah shkon si duhet në boks

Boksi

Rrustem Konjuhi: Jam largu kur e kam vërejt se nuk është kah shkon si duhet në boks

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 14:00
Rrustem Konjuhi: Jam largu kur e kam vërejt se nuk është kah shkon si duhet në boks

Gjakova 137, Prizreni, Drita, anëtari i bordit të Federatës së Boksit të Kosovës, Afrim Majanci, kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Boksit të Kosovës, Musli Zymberi etj. kanë shprehur brengën dhe madje e kanë quajtur edhe skandaloz referimin në Kampionatin e  Kosovës, që u mbajt në Mitrovicë nga data 1-3 tetor.

Ish gjyqtari i mirënjohur, Rrustem Konjuhi, ish kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës, njeriu që dha shumë në gjeneratën e sakrificës, prej më të suksesshmit që ka pasur Kosova, shpreh brengën për gjendjen që po kalon boksi në Kosovë. 

Ish gjyqtari, prej ligjëruesve më të mirë në referim, tha se situata nuk është e mirë.   

Image

“Kam menduar që pas kuvendit do të ndodh ndonjë ecuri më e mirë, por asgjë nuk ka ndryshuar. 

Është shumë vështirë që diçka të ndryshohet për të mirë në këto momente.

Unë jam largu atëherë kur e kam vërejt se nuk është kah shkon si duhet, por kur tash po shoh prapë se vetëm në fundosje sidomos shoqata e referëve me këto ankesat e fundit që u shprehen, në një rast mendova se iu duhet ndihmë, jo që ende të referoj por që të ligjëroj dhe shpjegoj rregulloren.

Me vjen keq të them se për njohjen e rregullave edhe kur ka qenë ish shteti ndër më të mirët kam qenë gjithnjë sipas provimeve dhe seminareve që u organizoheshin në atë kohë. Këtë që po them e din shumë mirë Lata, nëse pyetet dhe është real të tregoj. 

Nëse nuk e pengoj dikë edhe pse shumë herë u kam sugjeru referëve të ri që të lexojnë rregullat sepse pa njohjen e rregullave në teori është e kotë që në praktike të zbatosh dhe të jesh refer i mirë edhe nëse ke qenë boksier i mirë.

Shiko, rregullorja fort qartë e rregullon këtë çështje edhe nëse nuk kam të drejt të gjendem në ring por të jem aktiv si ligjërues apo anëtar i këshillit profesional, nuk mund të me ndaloj askush por edhe inkuadrimi si vëzhgues, këtë çështje shumë mirë e sqaron për ata persona që janë aktiv deri në kohen e fundit dhe shprehi gatishmëri për këtë ndihmë.

Unë po e shoh të arsyeshme që ka nevojë, nëse kanë gatishmëri dhe jam i njoftuar sepse ka një vit e me tepër nuk jam në kontakt me asnjë person në federatë përveç Agimi (Tahiraj) me thërret nganjëherë”, thotë Konjuhi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat