Federatë, prezantojë fanellat e Kombëtares së Kosovës për në Beograd 

Boksi

Federatë, prezantojë fanellat e Kombëtares së Kosovës për në Beograd 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2021 Në ora: 18:27
Federatë, prezantojë fanellat e Kombëtares së Kosovës për në Beograd 

Sot është data 20 tetor, ndërsa me 24 tetor në Beograd fillon Kampionati Botëror në boks dhe përfundon me 6 nëntor!

Opinioni në Republikën e Kosovës, është kureshtar të dijë se si do duken fanellat e Kombëtares së Kosovës, sidomos se si do duken në prapavijë, si do të shkruan në shpinë: Kosova apo me shkurtesë KOS. 

Në asnjë formë, në asnjë rrethanë nuk duhet pranuar që të dalin në ring pa emrin Kosova apo shkurtesën KOS. 

Himni të intonohet dhe Flamuri të ngritët në palestrën “Arena” në Beograd!

Në asnjë formë nuk duhet lejuar ndonjë kompromis nëse kërkon organizatori që Kosova të paraqitet me fanellë të AIBA apo të IOC (Komitetit Olimpik Ndërkombëtar).

AIBA duhet t’i ndërmarrë të gjitha masat të ashpra, mos të lejojë që shteti serb të sillet në mënyrën primitive siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, por AIBA me çdo kusht t’i mbrojë djemtë tanë dhe në anën tjetër t'ia tërheq vërejtjen Serbisë dhe Federatës së Boksit të Serbisë, se çdo ndërhyrje do t’ju kushtojë edhe me suspendim me vite.

AIBA e ka këtë autoritet, ndërsa Federata e Boksit e Kosovës duhet të jetë aktive e të kërkojë çdo detaj të shikohet, deri si duken edhe medaljet.    

Federata e Boksit e Kosovës të prezantojë fanellat dhe si shkruan prapa. Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe i barabartë me çdo shtet në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat