Stallone fton Furyn

Boksi

Stallone fton Furyn

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 11:54
Stallone fton Furyn

Aktori i njohur i Hollywood, Sylvester Stallone, tha se boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), do të ishte një aktor e personazh i shkëlqyer filmash. Natyrisht me tematikë aksionin.

Jo vetëm kaq, por Stallone, që i ka dhënë jetë një prej personazheve më të dashur të publikut, Rocky Balboa, u shpreh se është gati ta angazhojë Fury në një nga filmat e tij.

Stallone, tashmë 75 vjeç, i ka dërguar Fury një video-mesazh, ku e përgëzon pas fitores në duelin e 10 ditëve më parë ndaj Deontay Wilder.

“Mendoj se ti mund të kesh një karrierë fantastike në kinema. Pra, pranon të jesh pjesë e filmit tim Exendables? Marrëveshja e përfunduar për mua”, u shpreh Stallone, që i ofron kështu boksierit të pamposhtur britanik një kontratë.

Seriali Expendables 4 do të xhirohet vitin tjetër, me Fury ende aktiv, por britaniku mund të jetë gati për një serial të pestë. “E përgëzoj Fury për fitoren e jashtëzakonshme, tregoi kurajo e zemër në ring. Respekte edhe për Deontay Wilder, një luftëtar i vërtetë”, tha Stallone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat