Arrihet marrëveshja

Boksi

Arrihet marrëveshja

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 15:51
Arrihet marrëveshja

Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit, ka deklaruar se dueli i dytë mes britanikut Anthony Joshua dhe ukrainasit Oleksandr Usyk, do të zhvillohet në mars të vitit 2022.

Në sfidën e parë, zhvilluar në shtator në Londër, Usyk fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Joshua, duke i marrë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Sipas Hearn, edhe sfida e dytë do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, duke hedhur poshtë zërat se revanshi mund të organizohet në Ukrainë.

“Me shumë gjasa sfida do të zhvillohet në mars. do të jetë një tjetër sfidë e madhe dhe njerëzit mezi presin të shohin atë. Një duel që do të zhvillohet sërish në Angli”, tha Hearn.

“Joshua ndodhet në Amerikë, pasi po kërkon një trajner të rid he së shpejti do të nisë nga faza përgatitore edhe pse stërvitjen nuk e ka ndërprerë asnjë moment.

Edhe nga stafi i Usyk janë të kënaqur me këtë revansh, pasi për ta do të thotë më shumë të ardhura. Ndaj, le të presim sfidën e dytë mes tyre në mars”, tha Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat