Usyk provokon Joshuan

Boksi

Usyk provokon Joshuan

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 12:47
Usyk provokon Joshuan

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk nuk i intereson aspak se çfarë po bën rivali i tij Anthony Joshua, që prej disa kohësh është vënë në kërkim të një trajneri të ri për revanshin mes tyre. Usyk u shpreh se është përqendruar te puna e tij dhe përgatitja sa më mirë prë duelin që ata do të zhvillojnë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Usyk fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve duelin e parë zhvilluar mes tyre në shtatorin e këtij viti, duke i marrë britanikut titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

“Nuk më intereson se çfarë bën ai, ato janë çështje që i përkasin atij. Unë bëj punën time, përgatitem e stërvitem për të qenë gati për duelin e dytë”, tha Usyk.

“Jam i kënaqur që do të përballem sërish me Joshua, pasi do të fitoj sërish.

Ai mund të ndërrojë trajnerë, por ndaj meje do të humbasë. Unë jam fokusuar te kjo sfidë dhe unifikimi i titujve kampionë. I kam idetë e qartë si për revanshin ashtu dhe për të ardhmen time. Së shpejti do t’ju bëjmë me dije gjithçka”, u shpreh Usyk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat