McGregor në kafaz vitin tjetër

Boksi

McGregor në kafaz vitin tjetër

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 11:06
McGregor në kafaz vitin tjetër

Sportisti amerikan i arteve marciale mikse, 35-vjeçari Michael Chandler (22 fitore, 7 humbje në MMA), përmes një postimi në rrjetet sociale ka befasuar me deklaratën e tij. Ai konfirmon se vitin tjetër do të duelojë me irlandezin Conor McGregor (22 fitore, 6 humbje në MMA).

Chandler, që vjen nga humbja pak ditë më parë ndaj Justin Gaethje (konsiderohet si dueli i vitit 2021), ka postuar një foto mes tij dhe McGregor, duke shkruar: “2022”.

Të dy këta sportistë, McGregor e Chandler, nuk po kalojnë një moment të mirë në kafaz, duke i humbur secili dy sfidat e fundit. Madje irlandezi, 33 vjeç, aktualisht, renditet në vendin e nëntë pas dy humbjeve me Poirier këtë vit.

Irlandezi është duke rikuperuar pas një dëmtimi dhe operacioni në këmbë dhe nëse kjo sfidë me Chandler realizohet, ajo mund të zhvillohet në pranverën e vitit të ardhshëm. Kohë e mjaftueshme kjo edhe për Chandler, një veteran në kafaz, të rikuperojë pas humbjes së fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat