Haxhi Krasniqi për meçin ndaj Boesel, me deklaratë të fuqishme

Boksi

Haxhi Krasniqi për meçin ndaj Boesel, me deklaratë të fuqishme

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 18:12
Haxhi Krasniqi për meçin ndaj Boesel, me deklaratë të fuqishme

Ish-kampioni i botës, Haxhi Krasniqi, ka thënë që beson se shumë shpejt do ta fitojë gjyqin kundër humbjes së tij nga Dominic Boesel.

Krasniqi pohon se është vjedhur në këtë përballje pasi që ka qenë më i mirë se kundërshtari i tij, mirëpo gjyqtarët kishin vendosur në të mirë të Boesel-it.

‘Plaga osht hala shumë e madhe, po nuk po du me jepë edhe shumë detaje’, ka thënë Krasniqi për Specialen e KK-s.

‘Sepse jam tu e ndjek landën edhe me gjyq. Unë besoj, edhe e ka pa krejt bota që është ndeshje e vjedhun’.

‘Ndihem shumë i lëndum me këtë, sepse në Gjermani jam kanë një sportist më i pastërti, ma me disiplinë, me të gjitha, edhe me t’u vjedhë para krejt bote, është diçka që nuk mundem me e pranu’.

Krasniqi u shpreh shumë optimist se do ta fitojë betejën gjyqësore që do ta nxjerrë atë fitues të përballjes me Boesel-in.

‘Ka edhe lutje tjera, me revanshe me krejt, po jo krenaria jeme, karakteri jem nuk blehet. Do të vazhdoj edhe me gjyq, edhe me sport, në të gjitha aspektet ta muj atë ekip që e ka marrë me vjedhje’.

‘Por ta dini që zemra më dhem maksimalisht. Është një varrë hala e hapur, hala e përgjakshme që e luftoj psikikisht, që më ka shkaktu shumë dhimtë por besoj që shumë shpejt do e fitojmë edhe me gjyq. Po shpresoj që ta kem edhe njëherë para durve të mia, edhe besoj që do ta shohim sikur herën e parë një nokaut të mrekullueshëm’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat