Frika më e madhe e Tysonit ...

Boksi

Frika më e madhe e Tysonit ...

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 19:14
Frika më e madhe e Tysonit ...

Gjatë karrierës së tij, Mike Tyson kishte frikë se mos shkonte shumë larg gjatë zhvillimit të meçeve të tij, tregon ish-truproja i tij, Rudy Gonzalez.

Tyson, i konsideruar si një nga boksierët më të mëdhenj të peshave të rënda të të gjitha kohërave, mbretëroi si kampion nga 1987 deri në 1990.

Megjithë një jetë të diskutueshme jashtë ringut, Tyson ishte i respektuar dhe ia kishin frikën të gjithë për fuqinë dhe shpejtësinë e tij që ia fitoi atij 19 ndeshjet e tij të para profesionale me nokaut.

Në një intervistë të fundit, Rudy Gonzalez zbuloi disa nga ritualet e ish-kampionit para-luftës për të ndaluar veten duke mos shkuar shumë larg brenda ringut.

“Një nga sekretet më të mëdha me Majk ishte se ai kishte nevojë të bënte seks në dhomën e zhveshjes para meçeve”, tha Gonzalez për The Sun.

“Frika e tij më e madhe ishte se ai do të vriste dikë në atë ring. Ai e dinte se mund ta bënte këtë”, tregoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat