Fjalët e para të Florian Markut pas triumfit, këtë e kërkon...

Boksi

Fjalët e para të Florian Markut pas triumfit, këtë e kërkon...

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 00:28
Fjalët e para të Florian Markut, këtë e kërkon...

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka marrë fitoren e radhës në IBF në kategorinë ‘walterweight’ apo të mesme të lehtë, pasi ka mposhtur kundërshtarin e tij Lorick Luisetto.

Pas ndeshjes, Marku ka falenderuar të gjithë tifozët dhe theksoi se do të lufton në Tiranë.

“Faleminderit të gjithëve që ishit këtu. Ishte një luftë e vështirë, por ai nuk është në nivel timin. Tentova ta nokautoja, por nuk munda. Ishte paksa e vështirë.

Të gjithë boksierët britanez, apo nga e gjithë bota, ejani mi sjellni këtu. Jam i gatshëm të përballem me të gjithë.

Dua të luftoj në Tiranë, në stadium atje. Këtë e dua më së shumti. Shpresoj që gruaja ime ende s’ka lindur, sepse ajo është në ditet e saj të lindjes. JU DUA!” – përfundoi Florian Marku, përcjell Insporti. Florian Marku edhe njëherë nuk ka zhgënjyer duke triumfuar ndaj Luisettos me vendim jurie duke mbrojtur titullin kampion në kategoriunë IBF.

Mbreti Shqiptar dominoi thujase në të gjitha raundet duke mos e vënë asnjhëherë në diskutim triumfin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat