Befason

Boksi

Befason

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 12:38
Befason

Pavarësisht se ka humbur dy sfidat e fundit dhe ka fituar vetëm 1 nga 3 duelet e fundit në kafaz, Conor McGregor beson se sfida e tij e radhës do të jetë për tituillin kampion bote në peshën e lehtë. Irlandezi beson se nuk do ta ketë aspak problem ta sigurojë një duel të tillë për titullin kampion.

“The Notorius” i ka humbur dy sfidat e fundit me Poirier, që në eventin UFC-269 (11 dhjetor) do të duelojë për titull me kampionin në fuqi të këtij Divizioni, Charles Oliveira. Duket se presidenti i UFC-së, Dana White, ka dhënë miratimin e tij për një duel të katërt mes Poirier dhe McGregor.

Poirier i duhet të fitojë këtë sfidë me Oliveira dhe më pas ta mbrojë titullin ndaj irlandezit. “Përshëndetje të gjithë. Në rikthimin tim në kafaz do të dueloj për titullin kampion të peshës së lehtë. Le ta mbarojmë atë triologji të lënë në mes. Marrëveshja e arritur”, tha irlandezi.

Sfida e tretë mes McGregor dhe Poirier (korrik 2020) u ndal në fund të raundit të parë, pasi irlandezi u dëmtua në këmbë. Ndërkohë që, gjyqtaria i dha fitoren Poirier, çka zemëroi McGregor, që u ndal nga mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat