Khabib befason

Boksi

Khabib befason

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 16:13
Khabib befason

Ish-kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, Khabib Nurmagomedov, ka bërë me dije se më datën 15 dhjetor do të zhvillojë një konferencë shtypi në Majemi. Ai e konsideron këtë konferencë si një ngjarje të madhe për të dhe sportin e MMA-së.

Sipas ESPN, rusi pritet të lajmërojë shtrirjen në Amerikë të kompanisë së tij arteve marciale mikse Eagle Fighting Championship (Eagle FC), që për momentin vepron vetëm në Rusi.

“Shfaqja e rdhës e Eagle FC do të jetë në Moskë, më datën 10 dhjetor. Do të jetë një show i madh, me shumë duele të forta”, tha Khabib.

“Më pas, do të shtrihemi në Majemi dhe do të zhvillojmë aty një show të madh në fund të janarit. Do të kemi në këtë event 3 apo 4 yje të UFC-së, që kanë firmosur tashmë me ne. nuk dua t’u them emrat e tyre, pasi do të zbulojmë gjithçka më 15 dhjetor, në Majemi”, tha Khabib Nurmagomedov.

Rusi, i pamposhtur në kafaz (29 fitore, 0 humbje), u tërhoq nga sporti një vit më parë. “Viti 2022 do të jetë një vit i madh për Eagle FC. Do të nënshkruaj me më shumë se 50 sportistë nga e gjithë bota. Do të zhvillojmë duele të mëdha dhe disa prej tyre do t’i organizojmë në Majemi, pasi duhet të duelosh në Amerikë që të behsh numri 1”, u shpreh sportisti rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat