Wilder nuk dorëzohet

Boksi

Wilder nuk dorëzohet

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 13:13
Wilder nuk dorëzohet

Pavarësisht dy humbjeve me Tyson Fury, boksieri amerikan Deontay Wilder shprehet se karriera e tij në ring do të vijojë.

Ai ka folur për të ardhmen e tij: “Në sfidën e tretë ndaj Fury nuk morëm atë që donim, titullin, por morëm diçka më të madhe se sa fitorja në ring”.

“Nuk kam keqardhje për atë që ndodhi, pasi shohim me optimizëm përpara.

Madje mund t’ju them se ku do të jetë fillimi i një aventurë të re për mua. Jam ende i dashuruar me sportin e boksit dhe kam ende objektiva të tjerë për të ardhmen”, u shpreh Deontay Wilder.

“Nuk heq dorë nga përmbushja e objektivave të mi. për momentin jam në proçes rikuperimi, pasi dëmtova dorën pas humbjes së dytë. Pasi të rikuperohem 100% do të më shihni në ring dhe do t’ju befasoj”, tha Wilder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat