Gati për betejë

Boksi

Gati për betejë

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 12:42
Gati për betejë

Në eventin UFC-269 që do të zhvillohet mëngjesin e së dielës në Las Vegas do të zhvillohet edhe sfida e vlefshme për titullin kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha 57-61kg) për femra mes kampiones në fuqi Amanda Nunes dhe Julianna Pena.

Dy sportistet kanë qenë “ballë për ballë” pas konferencës për shtyp, por duket se kanë lënë gjithçka për sfidën në kafaz. Nunes është kampione e dyfishtë e botës dhe u shpreh se do t’i mbrojë të dy trofetë, duke qëndruar në këto pozita.

“Kjo është një tjetër sfidë për t’u kaluar. Për mua nuk ka rëndësi kush është përballë, jam përgatitur fort dhe do të dal sërish fituese.

Këto tituj i kam fituar dhe mbrojtur me gjak e djersë, ndaj jam nuk i dorëzoj, cilado qoftë rivalja”, tha Nunes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat