Publikon listën me 5 duelet e fundit

Boksi

Publikon listën me 5 duelet e fundit

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 12:40
Publikon listën me 5 duelet e fundit

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) u shpreh sot se pavarësisht se planet kanë ndryshuar disa herë gjatë muajve të fundit, ai nuk heq dorë nga sfida me patriotin e tij Anthony Joshua.

Ky i fundit humbi titujt kampionë bote në këtë division (IBF, WBA, WBO) dhe synon t’i rimarrë ato në revanshin ndaj Oleksandr Usyk.

Ndërsa vetë Fury pritet të mbrojë titullin ndaj Dillian Whyte. Edhe pse në skenë kanë dalë personazhe të tjera, ndërkohë që këtë verë duhej të ishte zhvilluar supersfida Joshua-Fury, me shumë gjasa ajo do të zhvillohet dimrin tjetër. I këtij mendimi është Fury, që e konsideron Joshua ende kandidat për t’u përballur, me apo pa titujt kampionë bote.

“Po shoh me interes disa sfida të mëdha në të ardhmen”, thotë Fury, që publikon edhe listën e 5 rivalëve që kishte në plan për 5 sfidat e fundit të karrierës së tij. Në këtë listë janë edhe Wilder (që e mundi gjatë triologjisë) e Whyte (do të duelojë pranverën e ardhshme). Ndërsa tri sfida e tjera janë dy ndaj Anthony Joshua dhe një ndaj Dereck Chisora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat