Vdes kick-boksieri i famshëm, ky ishte mesazhi i tij i fundit

Boksi

Vdes kick-boksieri i famshëm, ky ishte mesazhi i tij i fundit

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 13:32
Vdes kick-boksieri i famshëm, ky ishte mesazhi i tij i fundit

Kick-boksieri i famshëm belg, Frederic Sinistra, ka ndërruar jetë nga pasojat e shkaktuara nga koronavirusi.

Frederic Sinistra, 41 vjeç, ai ishte në formë dhe gjendje të mirë kur u infektua me koronavirus. Simptomat ia përkeqësuan papritur gjendjen dhe ai përfundoi në spital.

Ai kishte marrë pneumoni dhe pati postuar një foto në rrjetet sociale me mesazhin: “Do të kthehem një mijë herë më i fortë!”.

Megjithatë, ai vdiq tre ditë pas këtij njoftimi. Trajneri i tij zbuloi se ai ishte një kundërshtar i madh i vaksinimit dhe masave të qeverisë për pandemi. Ai as nuk ka dashur të qëndrojë në spital, por është larguar nga institucioni me kërkesën e tij për t'u trajtuar i vetëm në shtëpi.

Fatkeqësisht, gjendja e tij u përkeqësua papritur dhe ai ndërroi jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat