Dikush ëndërr e ka pa këtë femër, Aziz Salihu dridhej në valle me të 

Boksi

Dikush ëndërr e ka pa këtë femër, Aziz Salihu dridhej në valle me të 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 20:17
Kur Aziz Salihu vallëzonte me Lepa Brenën, në vitin 1985

Është interesant me Aziz Salihun, legjendën e boksit të Kosovës, kur kujton të kaluarën, shumë herë e kapin emocionet!

Fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, Aziz Salihu, ka pasur një karrierë të bujshme por edhe një jetë të jashtëzakonshme jashtë sportit.

Ai ka pasur famë të madhe, sidomos pas medaljes së bronztë olimpike, popullariteti i tij ishte rritur shumë. Përveç që ishte i pashëm në kohën e tij, siç thotë edhe vet, ka qenë i shoqërueshëm me të gjithë dhe e doni të gjithë pa dallim.

Salihu ka thënë sa e sa herë se të jesh tri herë në olimpiadë, e të fitosh medalje, ka qenë punë e madhe në ato vite si shqiptar, sepse ishin të diskriminuar nga egjimi ish jugosllav.

Karakteristikë tjetër, që edhe sot i rri në zemër, ka qenë vallëzimi me këngëtaren boshnjake Fahreta Jahiq, e njohur si Lepa Brena.  

Ai vallëzoi në vitin 1985 në lokalin e quajtur "Duka" në Beograd. 

Thonë, se dikush nga kolegët e tij sportist, e shihte ëndërr këngëtaren boshnjake, por Aziz Salihu dridhej në valle me të. Këtë fotografi e ka ende, por flitet e përflitet se do ta zhduk një ditë, se nuk i pëlqen më. Një e kaluar interesante e Salihut që sot ka 67 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat