“Boksieri më i mirë i Vitit”

Boksi

“Boksieri më i mirë i Vitit”

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 15:23
“Boksieri më i mirë i Vitit”

Boksieri meksikan Saul Canelo Alvarez është zgjedhur nga ESPN si “Boksieri më i mirë i Vitit 2021”, duke marrë votat e fansave të këtij sporti.

Ai arriti tri fitore gjatë këtij viti (në shkurt ndaj Avni Yildirim, në maj ndaj Billy Joe Saunders dhe në nëntor ndaj Caleb Plant), katër në harkun kohor të 11 muajve (mposhti edhe Callum Smith në dhjetor të 2020-ës).

Këto paraqitje të mirë kanë rritur ndjeshëm popullaritetin e Canelo Alvarez (57 fitore, 1 humbje e 2 barazime në karrierë), që nuk humbet prej vitit 2013.

Ai bëhet meksikani i parë që fiton këtë çmim. Këtë vit, Canelo u shpall kampion bote në një tjetër Divizion, atë të peshës super të mesme, duke u bërë kampion bote në 5 pesha të ndryshme në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat