Joshua i revoltuar: Pir**uni të gjithë

Boksi

Joshua i revoltuar: Pir**uni të gjithë

Më: 14 janar 2022 Në ora: 11:50
Joshua i revoltuar: Pir**uni të gjithë

Boksieri britanik Anthony Joshua u shpreh se për të nuk kanë shumë rëndësi fjalët që dëgjohen kohët e fundit kundër tij dhe se është duke u përgatitur fort për revanshin ndaj Oleksandr Usyk.

Ai kërkon të rimarrë titujt kampionë bote në peshën e rëndë që humbi në përballjen e parë që dy boksierët zhvilluan në shtator të vitit të kaluar. Kjo sfidë e dytë është planifikuar për në prill të këtij viti, sërish në Londër.

“Mjaft me thashetheme, fjalë, rregulla të kota. Unë shoh përpara me optimizëm, përgatitem fort me një qëllim të vetëm:

Të shpallem për të tretën herë kampion bote në peshën e rëndë. Le të pir**en të gjithë, Fury, Usyk e të gjithë ata që flasin fjalë boshe për mua.

Rezultatin do ta shohin në ring, në revansh. Unë kam bërë gabime, por është koha t’i ndreq ato dhe falënderoj ata që më mbështesin”, u shpreh Joshua.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat