Kampioni i botës operohet

Boksi

Kampioni i botës operohet

Më: 27 janar 2022 Në ora: 12:18
Kampioni i botës operohet

Kamerunasi Francis Ngannou, kampion i botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse, titull të cilin e mbrojti pak ditë më parë në eventin UFC-270 (fitoi me vendim unanim ndaj francezi Cyril Gane), do të operohet në këmbë.

Sipas menaxherit të tij Marquel Martin, në këtë event Ngannou dueloi i dëmtuar, madje iu këshillua të anullonte sfidën, por kamerunasi nuk pranoi.

“Ai dueloi dhe ajo që bëri në kafaz ishte mahnitëse. Gjithsesi, ai nuk do t’i shpëtojë operacionit. Pasi të vijë nga vendlindja, ku ka shkuar për disa ditë pushim, do të operohet”, tha Martin.

Sipas mediave amerikane, Ngannou pritet të qëndrojë 8-10 muaj pushim, çka muna ta bëjë të pamundur rikthimin në kafaz këtë vit. Ai do të duelojë sërish në kafaz vetëm pasi të ketë rikpuperuar 100% nga operacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat