Dana White konfirmon

Boksi

Dana White konfirmon

Më: 28 janar 2022 Në ora: 12:00
Dana White konfirmon

Braziliani Charles Oliveira (32 fitore, 8 humbje e 1 duel pa rezultat), kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, do të mbrojë titullin ndaj amerikanit Justin Gaethje (23 fitore, 3 humbje).

Kjo përballje do të zhvillohet më 7 maj të këtij viti në eventin UFC-274 (vendi ende nuk është zyrtarizuar).

Lajmin e konfirmoi presidenti i UFC-së, Dana White. Oliveira e fitoi titullin në maj 2021, titull i lënë vakant pas tërheqjes së Khabib Nurmagomedov në kafazi. Më pas, braziliani e mbrojti atë në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas numrit 1 të arteve marciale mikse, Gaethje e meriton të duelojë ndaj Oliveira, pas triumfit në kafaz në nëntor të vitit të kaluar. Kjo përballje pritet të jetë sfida kryesore e këtij eventi, ku do të ketë edhe një përballje tjetër për titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat