Luan Rudaj nokauton kundërshtarin

Boksi

Luan Rudaj nokauton kundërshtarin

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 11:50
Luan Rudaj nokauton kundërshtarin

Luan Rudaj nokauton kundërshtarin dhe fiton titullin botëror A.F.S.O.

Taibokseri ynë shqiptar Luan Rudaj ka arritur të fitoj edhe titullin e tretë botëror në federata të ndryshme, por tani kjo më e vlefshmja pasi e njëjta u arrit në njërën prej federatave më të mira në Muay Thai, ajo e A.F.S.O.

Deri tek ky triumf Luani arriti pasi mposhti me K.O. në raundin e dytë ndaj kundërshtarit vendas, Sornpharam.

Qysh nga fillimi taibokseri shqiptar kërkoftë që të mbaroj luftën para kohe dhe me disa goditje të fuqishme në këmbë arriti ta dëmtoj tajlandezin i cili në raundin e dytë vetëm se u dorëzua pas një goditje të fuqishme dhe ai përplaset për toke dhe kalon në botën e ëndrrave.

Kjo fitore u festua deri në orët e vona nga fansat e Luanit si në Kosovë, Zvicër e disa shtete tjera me çka tani po i jepet taibokserit tonë që këtë titull të mbroj pas një viti në Zvicër ose Kosovë.

Një rast i mirë për publikun shqiptar që të shoh nga afër Luanin dhe të mbështet në synimet e ardhshme.

“Falënderoj zotin për çdo send, poashtu edhe familjen time që më kupton por edhe shokëve që më ndihmojnë në çdo aspekt. Falënderim kam edhe për sponsorët qe me ndihmojnë në çdo hap timin. Sa i përket ndeshjes, jam shumë i kënaqur dhe kthehem në Zvicër me shumë motiv për projektet tjera që i planifikoj si ne shtetin helvetik ashtu edhe ne Kosovë”, tha Rudaj për “ArenaRing”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat