Rusisë i ndalohet organizimi i ngjarjeve të boksit profesionist

Boksi

Rusisë i ndalohet organizimi i ngjarjeve të boksit profesionist

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 14:17
Rusisë i ndalohet organizimi i ngjarjeve të boksit profesionist

Rusia nuk do të ketë të drejt të organizojë evente të boksit profesionist në territorin e saj.

Rusëve iu hoq kjo mundësi pas sulmeve ushtarake që i ndërmori presidenti i tyre, Vladimir Putin në Ukrainë.

Si rezultat, WBC, WBA, WBO e IBF e kanë lëshuar një vendim të ri:

“Katër qeveritë organizative të boksit në botë janë bërë bashkë për ta shprehur pozicionin e tyre sa i përket luftës tragjike që është nisur nga Rusia në Ukrainë”, shkruan në njoftimin e tyre.

“Ne nuk kemi vendosur ta sanksionojmë ndonjë boksier profesionist rus. Por, derisa të ketë luftë në Ukrainë, Rusia nuk do të ketë të drejt të organizojë evente të boksit profesionist. Dhashtë Zoti që të kthehet paqja në botën tonë”, vazhdon shkrimi.

Rusia është bërë “non grata” edhe në sportet tjera.

Këtij vendi i është ndaluar organizimi i garave në sporte të ndryshme dhe Kombëtaret tjera kanë paralajmëruar se nuk do të pranojnë të përballen me Rusinë derisa të ketë luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat