Fury paralajmëron Whyten

Boksi

Fury paralajmëron Whyten

Më: 2 mars 2022 Në ora: 11:34
Fury paralajmëron Whyten

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) ka premtuar se në duelin e 23 prillit ndaj patriotit të tij Dillian Whyte do të jetë më agresiv se kurrë më parë në karrierën e tij.

Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Fury nuk është dalluar si një boksier me grusht të fortë, por si një boksier mjaft i aftë në mbrojtje dhe me aftësi të shkëlqyeshme për të manipuluar kundërshtarin në ring me lëvizjet e tij. Dy fitoret ndaj Deontay Wilder e konfirmojnë këtë gjë, si një boksier që me kalimin e raundeve bëhet edhe më i rrezikshëm.

“Do të përpiqem të jem më i rëndë se kurrë më parë në peshën time. Do të jem në formë dhe me një fuqi të jashtëzakonshme. Do të jem më agresiv se kurrë më parë në karrierë. Nuk e mohoj, në këtë duel ndaj Dillian synoj fitoren me KO. Do ta godas me grushte të fortë dhe ta hedh në tapet”, tha Fury.

“Ndaj Dillian do të mbrohem vetëm me një krah. Nuk do të jetë një fazë përgatitore specifike, pasi unë stërvitem çdo ditë, dy herë në ditë dhe jam në formë. Madje edhe të shtunave. Jam gjithnjë gati për të dueluar. Asnjëherë nuk me gjen të lirë, pasi gjitynjë stërvitem”, u shpreh Tyson Fury, i pamposhtur në ring.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat