Ja sfida e radhës për Shevchenko

Boksi

Ja sfida e radhës për Shevchenko

Më: 2 mars 2022 Në ora: 12:14
Ja sfida e radhës për Shevchenko

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar sot se kampionia e botës në peshën “flyweight” (pesha 53-57kg), peruania Valentina Shevchenko, do të mbrojë titullin ndaj brazilianes Taila Santos. Kjo sfidë do të zhvillohet më 11 qershor, në evendin UFC-275 (vendi ende nuk është konfirmuar), shkruan Telesporti.

Zyrtarizimi i kësaj sfide do të vijë pak më vonë, por numri 1 i arteve marciale mikse tha se marrëveshja është arritur. Shevchenko, 22 fitore e 3 humbje në kafaz, ka fituar 8 duelet e fundit dhe do ta mbrojë për të shtatën herë këtë titull.

Ndërsa Santos ka fituar 4 duelet e fundit në kafaz.

33-vjeçarja Shevchenko ka dueluar për herë të fundit në shtator të vitit të kaluar, ndërsa Santos (28 vjeçe) në nëntor.

Sportistja braziliane konsiderohet si një rivale e fortë për peruanen, që gjithsesi ka në anën e saj përvojën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat