Alvarez në ring më 7 maj

Boksi

Alvarez në ring më 7 maj

Më: 4 mars 2022 Në ora: 14:02
Alvarez në ring më 7 maj

Kampioni i shumëfishtë i botës, meksikani Canelo Alvarez, do të duelojë më 7 maj ndaj rusit Dmitry Bivol, sfidë që do të zhvillohet në Las Vegas. Kjo sfidë do të jetë për unifikimin e titujve kampionë bote në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg).

Kjo është sfida e dytë e Alvarez (57 fitore, 1 humbje e 2 barazime në karrierë) në këtë peshë, ndërkohë që ka triumfuar edhe në pesha më të ulta.

Ndërkohë që, Bivol, 19 fitore e asnjë humbje, mban titullin e kategorisë WBA në këtë Divizion.

Boksieri meksikan do të vazhdojë të duelojë në Las Vegas, aty ku është shumë i njohur dhe fansat e tij mbushin stadiumin. Canelo Alvarez konsiderohet favorit edhe në këtë duel, teksa nuk humbet që prej vitit 2013 ndaj Floyd Mayweather.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat