Zefi përballet me polakun

Boksi

Zefi përballet me polakun

Nga: K.G. Më: 10 mars 2022 Në ora: 20:17
Zefi përballet me polakun

Boksieri profesionist nga Kosova, Edmond Zefi është gati për përballjen me polakun Lukas Wierzbicki.

Zefi është mirë i përgatitur dhe synon fitore ndaj polakut, në sfidën që do të zhvillohet nesër.  

“Sonte në Poloni u mbajt matja zyrtare e boksierëve, ku Edmond Zefi do të boksojë në kategorinë velter.

Matja përfundoj me sukses, Edmond Zefi peshonte 67.4 kg, ndërsa kundërshtari Lukas Wierzbicki 67.0 kg.

Nesër mbrëma do të mbahet meçi, ku Edmondit i urojmë shumë suksese.

Besojmë dhe shpresojnë që meçi të përmbyllet me një fitore nga ana e Edmondit”, njofton menaxheri i Edmondit, Muharrem Gjocaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat