Po vjen sfida e madhe e Florian Markut

Boksi

Po vjen sfida e madhe e Florian Markut

Më: 25 mars 2022 Në ora: 12:44
Po vjen sfida e madhe e Florian Markut

Më datën 2 prill, në Newcastle, do të ngjitet në ring boksieri shqiptar Florian Marku.

Ai do të duelojë ndaj britanikut Chris Jenkins, një duel që pritet me interes për të gjithë fansat shqiptarë.

Marku do të mbrojë për të dytën herë titullin kampion bote në kategorinë IBF International në peshën “welter”, titull që e ka fituar në shtatorin e vitit të kaluar. Boksier shqiptar është i pamposhtur në ring (10 fitore, 1 barazim), ndërsa rival ii tij Jenkins numëron 22 fitore, 4 humbje e 3 barazime.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Marku tregon përgatitjen e tij dhe shprehe se është në formë të mirë, gati për duelin e 2 prillit. Ai fton të gjithë shqiptarët që ta ndjekin dhe mbështesin në këtë sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat