Vëllezërit Klitschko i dalin në përkrahje

Boksi

Vëllezërit Klitschko i dalin në përkrahje

Më: 27 mars 2022 Në ora: 19:26
Vëllezërit Klitschko i dalin në përkrahje

Oleksandr Usyk ditë më parë vendosi që ta lë luftën në Ukrainë për t’iu përkushtuar profesionit të tij.

Kampioni i botës në peshat e rënda i ishte bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut nga agresori rus.

Por, ai pastaj njoftoi se ka vendosur për të nisur përgatitjet për rimeçin me Anthony Joshuan.

Usyk nga shumë u kritikua për këtë vendim, por atij në përkrahje i kanë dalë vëllezërit Klitschko.

“Një mesazh shumë i rëndësishëm mund të përcillet përmes një ngjarje si kjo. Nuk e dimë nëse për tre muaj do të ekzistojmë”, tha Vitali për “The Telegraph”.

“Unë në fakt e kam në plan të flas me Oleksandr Usyk për t’i dhënë këshilla nëse ai vendos të bëjë luftën, për të marrë disa mesazhe të veçanta që ai mund t’i dërgojë atje”, shtoi ai.

Kurse, vëllai i Vitalit, Wladimiri , i cili humbi nga Joshua në 2017 para se të pensionohej nga boksi, deklaroi:

“Ka pro dhe kundër dhe është një vendim i vështirë për t’u marrë për Oleksandr Usyk , por të ngrihet flamuri ukrainas dhe të luhet himni ynë nga një nga ambasadorët tanë të vendit tonë në botë me mentalitetin e duhur mund të jetë më shumë pozitiv sesa negativ.

Ne kemi nevojë për mbështetje. Që nga fillimi i luftës, ekonomia është shkatërruar, por ju lutemi mos harroni se ne po mbrojmë parimet demokratike të lirisë dhe zgjedhjes së lirë”.

Ende nuk është caktuar një datë për rimeçin mes Usyk e Joshuas, megjithatë raportohet se mund të ndodhë në muajin qershor.

Kujtojmë se Oleksandr Usyk bëri sensacion vitin e kaluar kur e mposhti Joshuan për t’ia rrëmbyer atij brezat e artë në versionet WBA, IBF, WBO e IBO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat