Po vjen meçi i madh, Florian Marku si asnjëherë më parë

Boksi

Po vjen meçi i madh, Florian Marku si asnjëherë më parë

Më: 2 prill 2022 Në ora: 18:37
Po vjen meçi i madh, Florian Marku si asnjëherë më parë

Boksieri shqiptar Florian Marku do të përballet mbrëmjen e sotme me uellsianin Chris Jenkins për të mbrojtur titullin kampion në IBF International Welterweight, në një sfidë që do të transmetohet live në ekranin e SuperSport 1, duke nisur nga ora 20:00. (meçi pritet të nisë pas orës 22.30).

Sportisti 29-vjeçar shqiptar e ka nisur karrierën si kickboxer dhe më pas ka kaluar në artet marciale të përziera (MMA), teksa prej 1 Dhjetorit të 2018-ës, ka nisur karrierën si boksier profesionist, duke fituar ndaj serbit Nikola Janicievic në Gjermani.

I gjithë ky rrugëtim i Markut është mjaft interesant, pasi zakonisht janë boksierët ata që kalojnë në MMA, ndërsa shqiptari bëri rrugën e kundërt, duke ia dalë të përshtatet mjaft mirë.

Që atëherë Marku numëron 11 ndeshje si boksier profesionist (të 12-ën e ka sonte), nga të cilat ka fituar 10 dhe ka barazuar vetëm një ndaj britanikut Jamie Stewart, në një sfidë ku kontestoi ashpër rezultatin e arbitrave.

Vlen të theksohet se 6 prej 10 fitoreve Florian Marku i ka arritur si boksier profesionist, i ka marrë me knock-out, ndërsa 4 të tjerat me vendim të trupës së gjyqtarëve.

Sfida e mbrëmjes së sotme do të mbahet në “Vertu Motors Arena” të Newcastle-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat