UFC-273 premton spektakël

Boksi

UFC-273 premton spektakël

Më: 5 prill 2022 Në ora: 13:26
UFC-273 premton spektakël

Këtë fundjavë, në Florida (Amerikë) do të zhvillohet eventi UFC-273 në artet marciale mikse. Një event i rëndësishëm teksa do të zhvillohen dy duele për titullin kampion bote për meshkuj. E para në peshën “featherweight” (pesha deri 66kg) dhe e dyta në peshën “bantamweight” (pesha deri 62kg), të dyja për meshkuj.

Për titullin e peshën “featherweight” do të përballen kampioni në fuqi, australiani Alexander Volkanovski (23 fitore, 1 humbje) dhe sfidanti korean Chan Sund Jung, i njohur me nofkën “zombie korean” (17 fitore e 6 humbje). Kjo është hera e dytë që Jung ka mundësinë të duelojë për titullin e këtij Divizioni.

Në peshën “bantamweight”, do të zhvillohet sfida e unifikimit të titujve të këtij Divizioni. kampioni në fuqi, amerikani Aljamain Sterling (20 fitore, 3 humbje) do të mbrojë titullin ndaj rusit Petr Yan (16 fitore, 1 humbje), ish-kampion i këtij Divizioni. Një revansh për Yan, që e humbi titullin pikërisht ndaj Sterling para një viti.

Në total, në këtë event do të zhvillohen 13 duele. Spikat edhe dueli i peshës “welter” (pesha deri 77kg) mes Gilbert Burns e Khamzat Chimaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat